Kategoritë

Në aplikacionin Autoshkollaimë, ju keni mundësinë të mësoni për të gjitha kategoritë e patentë shoferit, duke përfshirë kategoritë A, B, C1, C dhe D. Çdo kategori është e strukturuar në mënyrë që të ofrojë materiale mësimore të detajuara dhe informacione praktike, duke ju ndihmuar të përgatiteni në mënyrë sa më të mirë për testin teorik. Pasi të zgjidhni një kategori të caktuar, aplikacioni do t’ju ndihmojë të fitoni njohuritë e nevojshme dhe të përgatiteni për provimin e patentë shoferit.

Phone Mockup
Icon 1

• Kategoria AM - Mjeti me 2 apo 3 rrota me konstruksionin e shpejtësise deri 45km/h përveç atyre që konstruksioni i shpejtësisë është deri 25 km/h dhe katërçikleta;

• Kategoria A1 - Motocikleta me kapacitet që nuk e tejkalon 125 cm³, të fuqisë që nuk i tejkalon 11kw dhe fuqi/masë që nuk e tejkalon 0,1 kw/kg, triçikletë me fuqi që nuk tejkalon 15 kw;

• Kategoria A2 - Motocikletat me fuqi që nuk tejkalojnë 35 kw dhe fuqi/masë që nuk tejkalon 0,2 kw/kg dhe jo më shumë se dyfishi i fuqisë së automjetit;

• Kategoria A - Motocikleta me / ose pa rimorkio anësore (i përfshin të gjitha llojet e motoçikletave);

Icon 2

• Kategoria B1 - Triçikletë dhe katërçikletë;

• Kategoria B - Automjet me masën më të madhe të lejuar deri në 3500 kg, që i projektuar e i dizajnuar për transportim të jo më shumë se tetë (8) udhëtarë, përfshirë shoferin, bashkëngjitet një rimorkio që e cila është me masën më të madhe të lejuar (maksimale tëautorizuar) deri në 750 kg;

• Kategoria B+E - Bashkësia e mjeteve që përbëhet nga automjeti i kategorisë B i cili tërheq rimorkio apo gjysmërimorkio me masën më të madhe të lejuar deri në 3500kg;

Icon 3

• Kategoria C1 - Automjetet masa e të cilave është mbi 3500 kg deri në 7500 kg, të dizajnuara dhe të ndërtuara për të mos i bartur më shumë se tetë (8) udhëtarë, përveç shoferit. Automjeteve të kësaj kategorie mund t’i bashkëngjitet një rimorkio që nuk e tejkalon masën prej 750kg;

• Kategoria C1E - Bashkësia e mjeteve përfshin automjetin tërheqës të kategorisë C1 me rimorkio ose gjysmërimorkio, masa më e madhe e lejuar mbi 750 kg, me kusht që masa më e madhe e bashkësisë së mjeteve të mos i tejkalojë 12 000kg;

Icon 4

• Kategoria C - Automjetet masa maksimale e të cilave është e lejuar mbi 3500 kg, të cilat janë të dizajnuara dhe të ndërtuara për bartje të jo më shumë se tetë (8) udhëtarëve dhe shoferit, automjetit të kësaj kategorie mund t’i bashkëngjitet rimorkioja me masën më të madhe të lejuar deri në 750 kg.;

• Kategoria CE - Bashkësia e mjeteve që përbëhet nga automjeti tërheqës i kategorisë C, me rimorkio ose gjysmërimorkio me masën më të madhe të lejuar mbi 750 kg;

Icon 5

• Kategoria D1 - Automjete të dizajnuara dhe të ndërtuara për bartje të jo më shumë së gjashtëmbëdhjetë (16) udhëtarëve dhe të shoferit, ku gjatësia maksimale e tyre nuk e tejkalon gjatësinë prej tetë (8) m; automjetit mund t’i bashkëngjitet rimorkioja me masën më të madhe të lejuar deri në 750 kg;

• Kategoria D1E - Bashkësia e mjeteve e cila përbëhet nga automjeti tërheqës që përfshihet në kategorinë D1 dhe nga rimorkioja ku masa më e madhe e lejuar e saj është mbi 750 kg;

• Kategoria D - Automjetet e dizajnuara dhe të ndërtuara për bartje të më shumë së tetë (8) udhëtarëve dhe shoferit; mund t’iu bashkëngjitet rimorkioja me masën më të madhe të lejuar deri në 750 kg;

• Kategoria DE - Bashkësi e mjeteve që i përfshin automjetin tërheqës të kategorisë D, dhe rimorkion me masën më të madhe të lejuar mbi 750 kg si dhe automjetet tjera të kësaj kategorie;